TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kampioni i Botës me Argjentinën, Angel Di Maria ka dhënë një intervistë për prestigjozen “AS” ku u ndal te ish-trajnerët e tij Murinjo dhe Ançeloti. Ndër të tjera foli për miqtë e tij, Lionel Mesin te kombëtarja argjentinase dhe Kristiano Ronaldon te Real Madridi.
Lidhur me vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar, pavarësisht se Kupa e Botës po afron, Di Maria shpjegon: “Nuk është se nuk dua, por thjesht mendoj se kam përfunduar një cikël. Kam arritur gjithçka që kam dashur dhe tani është radha e dikujt tjetër.”
Ai flet edhe për trajnerët që i kanë dhënë formë karrierës së tij: “Murinjo është numri një, si person dhe si trajner. Ai më dha gjithçka dhe unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës.”
Lidhur me Ançelotin, ai shton: “Ai është një trajner i shkëlqyer dhe një person i mrekullueshëm. Ai gjithmonë më mbështeti dhe më gjeti një vend në fushë.
Së fundmi, e mbyll me Mesin me Ronaldon: “CR përqendroi gjithçka në punë të palodhur për të qenë numri një, por Mesi ka treguar se ka një dhuratë të dhënë nga Zoti për të qenë më i miri”, përfundoi Di Maria.