SPORT, 12 Shtator 2025, 14:08

Okafor zbulon arsyet që e detyruan të largohej nga Milani: Është e vështirë të fitosh vetëbesim nëse luan vetëm 10-20 minuta…

Okafor zbulon arsyet që e detyruan të largohej nga Milani:

Noah Okafor dha një intervistë për “The Athletic” duke folur për vendimin e tij për t’u transferuar te Lids Junajtid dhe arsyet që e çuan të largohej nga Milani.

“Çdo lojtar dëshiron të luajë. Unë kam nevojë të rifitoj vetëbesimin dhe mund ta gjej atë në këtë ekip. Gjithashtu, për shembull, me këtë trajner (Daniel Farke), mund ta rifitoj atë besim. Është e vështirë kur luan dy, tre ose katër ndeshje si zëvendësues për 10, 20, 30 minuta. Është e vështirë për lojtarët të fitojnë formë dhe të fitojnë vërtet besim. Kjo është arsyeja pse mora këtë vendim, sepse i di cilësitë e mia, e di që duhet të përmirësohem dhe kjo është arsyeja pse punoj shumë çdo ditë. Gjëja më e rëndësishme është të shfaqesh çdo ditë me një buzëqeshje dhe të japësh gjithçka në fushë. Nuk je mësuar me ritmin, kështu që kur shkon në një ndeshje, padyshim, futbolli është i vështirë. Ndonjëherë është normale të kesh pak dhimbje ose diçka të tillë, por kjo është arsyeja pse thashë se punoj shumë. Gjithashtu, në ditët e mia të lira, stërvitem me trajnerin tim personal për të pasur një trup të fortë dhe për t’u futur në formë për të dhënë 100%. Kur jam në formë, rifitoj besimin në veten time dhe në lojën time.”

25 vjeçari, u largua nga Milani në merkaton e verës. Ai bëri 54 paraqitje dhe shënoi shtatë gola për kuqezinjtë në një vit e gjysmë. Gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar i kaloi në huazim te Napoli, zvicerani ishte në thelb një zëvendësues i ekipit të Antonio Kontes, duke luajtur vetëm 36 minuta gjatë katër ndeshjeve. Megjithatë, ai e ngushëlloi veten duke fituar titullin.