SPORT, 9 Shtator 2025, 22:43

Anglia "shkatërron" Serbinë në Beograd, Shqipëria bën detyrën në shtëpi! Ja rezultatet e kualifikueseve të Botërorit

Anglia "shkatërron" Serbinë në Beograd, Shqipëria

Janë luajtur sot kualifikueset për Botërorin 2026 për disa nga grupet e Evropës. 

Shqipëria ka marrë një fitore minimale ndaj Letonisë në shtëpi, me rezultatin 1-0, ndërkohë që po në të njëjtin grup, Anglia ka "shkatërruar" Serbinë me rezultatin 0-5, në ndeshjen e luajtur në Beograd. 

Një rezultat interesant ishte ai i Norvegjisë, e cila ka luajtur "ping-pong" ndaj Moldavisë me rezultatin 11-1. 

Rezultatet e plota: 

Armeni - Irlandë: 2-1 

Azerbaixhan - Ukrainë: 1-1 

Shqipëri - Letoni: 1-0

Bosnje Hercegovinë - Austri: 1-2

Qipro - Rumani: 2-2

Francë - Islandë: 2-1

Hungari - Portugali: 2-3

Norvegji - Moldavi: 11-1

Serbi - Angli: 0-5