SPORT, 10 Shtator 2025, 14:05

Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura

Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani

Jasir Asani nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike.

Mbrëmë ai nuk mori asnjë minutë nga trajneri Silvinjo në ndeshjen kundër Letonisë. Sa i përket jetës personale duket se gjithçka shkon mirë më të dashurën e tij, Giota që e shoqëron kudo. Ajo ishte në stadiumin “Air Albania” për të mbështetur partnerin e saj, edhe pse anësori qëndroi në stol.

Pas përfundimit të sfidës, ajo ka vrapur në fushë për të takuar Asanin. Giota ka ndarë një foto në “InstaStory” duke u puthur në buzë me Asanin gjë që tregon edhe lidhjen e fortë mes tyre. Më pas fotoja është shpërndarë edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare.fdsg