SPORT, 11 Shtator 2025, 15:55

Zhegrova prezantohet te Juventusi: Më bindi klubi, mezi pres të luaj

Zhegrova prezantohet te Juventusi: Më bindi klubi, mezi pres të luaj

Juventusi ia doli që të sigurojë shërbimet e Edon Zhegrovës në fundin e merkatos. Në prezantimin e tij, Zhegrova u shpreh i lumtur.

A do t’ia dhuroni fanellën tuaj kryeministrit të Shqipërisë?

Patjetër, dhe i jam shumë mirënjohës Edi Ramës. Unë përfaqësoj të gjithë shqiptarët.

Jam shumë i kënaqur me këto ditë të para dhe jam mirëpritur nga të gjithë. Klubi më bindi të bashkohesha me ta. Gjithmonë kam dashur të bashkohem me një skuadër të madhe. E njoh mirë Jonathan David dhe cilësia e tij gjithashtu më bëri të zgjedh Juventusin.

Fola me trajnerin dhe nuk do të luaj ende sepse më duhet të punoj. Do të mbështes ekipin në këtë takim.”, u shpreh Zhegrova.