SPORT, 10 Shtator 2025, 18:34

Dëmtimi me kombëtaren, te City shqetësohen për sulmuesin

Dëmtimi me kombëtaren, te City shqetësohen për sulmuesin

Me derbin e Manchesterit vetëm pak ditë larg, City është i shqetësuar për gjendjen e Marmoush. Sulmuesi 26-vjeçar egjiptian u detyrua të largohej nga fusha  përpara kohe gjatë ndeshjes për Kupën e Botës kundër Burkina Fasos.

Në një deklaratë të publikuar në llogaritë e tyre zyrtare, Egjipti njoftoi se Omar Marmoush iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi pësoi dëmtim të ligamentit të gjurit.