SPORT, 14 Gusht 2023, 21:03

“Nuk ka vend për të dy në ekip”, si kërkoi Mbappe largimin e Neymar nga PSG-ja

“Nuk ka vend për të dy në ekip”, si kërkoi
Neymar dhe Mbappe

Neymar do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite teksa pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit pasi palët kanë arritur akordin mes tyre.

“L’Equipe” raporton se braziliani u informua nga drejtuesit e klubit se nuk është më i dëshiruar dhe se shkaku ka qenë shoku i tij i skuadrës, Kilian Mbappe, raporton Panorama Sport.

Një media braziliane më pas e ka shpërndarë në profilin e saj teksa shkruan se ylli francez kërkoi largimin e sulmuesit brazilian. Ky i fundit ka pëlqyer postimin duke nxitur spekulimet që ky lajm është i vërtetë.

“Verën e kaluar, Kilian Mbappe ia bëri të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk ka vend për të dhe Neymar në të njëjtën skuadër”,- thuhet në postim.