SPORT, 22 Tetor 2022, 18:23

Haland nuk di të ndalet, i jep një tjetër fitore Mançester Sitit

Haland nuk di të ndalet, i jep një tjetër fitore Mançester

Mançester Siti ka arritur një fitore fantastike me rezultatin 3-1 përballë Brajtonit në shtëpi.

Ishte Haland i cili me dy gola në pjesën e parë (22' dhe 43', me penallti) dhe një De Bryjne (75') në të dytën që i dhanë fitoren skuadrës së Guardiolës, duke harruar atë disfatë fundjavën e kaluar me Liverpulin.

Për sulmuesin norvegjez bëhet fjalë për golin e tij të 17-të në Premier Ligë dhe të 23-in në gjitha kompeticionet. 

Në sfidën tjetër që u luajt në të njëjtin orar, Everton arriti një fitore 3-0 përballë Kristal Palasit.

Haland nuk di të ndalet, i jep një tjetër fitore Mançester