SPORT, 11 Gusht 2025, 19:05

Një tjetër sulmues i Italisë braktis Serinë A, Raspadori lë Napolin për madrilenët

Një tjetër sulmues i Italisë braktis Serinë A, Raspadori

Xhakomo Raspadori është një futbollist i Atletiko Madrid. Sulmuesi i përfaqësueses italiane, ka vendosur të largohet nga napolitanët, ku nuk kishte të garantuar një vend në formacion, për t’u vënë nën urdhrat e Diego Simeones në radhët e Atletiko Madrid.

Transferimi është bërë për një kuotë fikse prej 22 milionë eurosh, plus 4 milionë euro të tjera me bonuse dhe klauzola në bazë të arritjeve. Ai ka firmosur deri në vitin 2030 me spanjollët, ku pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për fazën ofensive të madrilenëve. Një rrogë prej 4,5 milionë eurosh bruto ishin të mjaftueshme për të bindur futbollistin të ndërronte ajër.

Kësisoj, Napoli heq një peshë që kishte filluar të bëhej problematike në stol për shkak të opinionit sportiv që kërkonte aktivizimin e rregullt të tij. Ndërsa Simeone merr një lojtar 25-vjeçar, i cili ashtu si afrimet e tjera të këtij edicioni, duket se do të jenë pjesë e ciklit të ri që po ndërton ai në Madrid.