SPORT, 25 Mars 2023, 22:59

EURO 2024/ Spanja fiton lehtësisht ndaj Norvegjisë, Uellsi 'shokon' në fund Kroacinë

EURO 2024/ Spanja fiton lehtësisht ndaj Norvegjisë, Uellsi

Sonte në mbrëmje u luajtën tre takime të rëndësishme për eliminatoret e Euro 2024. Spanja ka arritur të marrë një fitore pa vuajtje ndaj Norvegjisë me shifrat 3-0.

Fillimisht ishte Dani Olmo që prishi ekuilibrat e këtij takimi dhe në fund Joselu arriti të ndëshkojë miqtë dy herë brenda një minuti (84-85), i cili u bë futbollisti më i vjetër i Spanjës që shënon në debutim. Spanja pozicionohet në vendin e dytë në grup pas kësaj fitoreje, ndërsa norvegjezët në vendin e katërt.

Fitore të lehtë ka arritur të marrë dhe Rumania në transfertë ndaj Andorrës me rezultatin e pastër 2-0. Për rumunët shënuan Dennis Man në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë e vulosi takimin Denis Alibec.

Kroacia është ndalur në shtëpi nga Uellsi që arriti të merrte një pikë në minutat e fundit në ndeshjes. Fillimisht ishin kroatët ishin ata që zhbllokuan shifrat me Kramaric, por uellsianët barazuan në frymën e fundit me Broadhead