SPORT, 7 Tetor 2025, 19:22

Në pritje të emërimit, legjenda e njohur mund të jetë trajner i mesfushorit të kombëtares

Në pritje të emërimit, legjenda e njohur mund të jetë

Rangers largoi nga pankina Russell Martin dhe aktualisht është në kërkim të një trajneri. Gjigandi skocez e shikon Steven Gerrard si njeriun e duhur për të dërguar skuadrën, drejt sukseseve të mëdha.

Me thashethemet që qarkullojnë rreth mundësisë së një rikthimi në Ibrox për një periudhë të dytë, legjenda e njohur, Gerrard ka dhënë një intervistë me Rio Ferdinand për kanalin e tij në YouTube.

“Do të doja shumë ta provoja përsëri në një moment të caktuar. Dua të ndryshoj disa gjëra dhe të përmirësoj diçka, më pas të kthehem i freskët”- tha Gerrard.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili aktivizohet në radhët e Rangers, po pret të mësojë emrin e trajnerit të ri.