SPORT, 4 Tetor 2025, 20:44

Chelsea trondit Liverpoolin, Blutë mundin Reds-at dhe “katapultojnë” Arsenalin në vendin e parë

Chelsea trondit Liverpoolin, Blutë mundin Reds-at dhe

Chelsea ka dhuruar një nga surprizat më të mëdha të kësaj jave në Premier League duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin 2-1 në “Stamford Bridge”, falë një goli në frymën e fundit të talentit Estevaos.

Blutë e Londrës treguan karakter dhe efikasitet, duke ndalur euforinë e skuadrës së Slot që synonte kreun e tabelës. Falë kësaj ndeshjeje, përfituesi më i madh ishte Arsenali, i cili me fitoren 2-0 ndaj West Hamit ngjitet në vendin e parë të renditjes me 16 pikë pas 7 javësh.

Liverpool zbret në vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa Tottenham, që fitoi 2-1 në fushën e Leeds, mban hapin dhe shkon në kuotën e 14 pikëve. Në duelet e tjera, Manchester United iu rikthye fitores duke mposhtur Sunderlandin 2-0.