SPORT, 7 Tetor 2025, 19:15

Dejvid nën presion, Takinardi sugjeron ndryshime në sulmin e Juventusit

Dejvid nën presion, Takinardi sugjeron ndryshime në sulmin e

Sulmuesi kanadez i Juventusit, Xhonatan Dejvid, po kalon një periudhë të vështirë te bardhezinjtë.

Në ndeshjen kundër Milanit, ai humbi një rast të artë përballë portierit Menja, duke ngritur shqetësime për formën dhe ndikimin e tij në sulmin e ekipit. Ish-lojtari i Juventusit, Alesio Takinardi, komentoi situatën, duke theksuar se Dejvid ndjen shumë presion dhe nuk mund të bëjë gabime të tilla.

Ai sugjeroi që trajneri Igor Tudor të konsiderojë përdorimin e Dushan Vlahoviç si titullar, për të rritur efikasitetin para portës. Dejvid, dikur i njohur si “Iceman” për qetësinë e tij në fushë, ka pasur një fillim premtues, por ka humbur besimin e tifozëve pas disa paraqitjeve zhgënjyese. Takinardi nënvizon se presioni në Juventus është i madh dhe lojtarët duhet të jenë të gatshëm ta përballojnë për të ruajtur nivelin e ekipit.