SPORT, 7 Tetor 2025, 18:45

Një tjetër emër i madh i jep lamtumirën futbollit, miku i Mesit var këpucët në gozhdë

Një tjetër emër i madh i jep lamtumirën futbollit, miku i

Një tjetër emër i madh i futbollit botëror ka vendosur t’i japë lamtumirën fushave të lojës në fund të sezonit. Pas Serxho Buskets, edhe Zhordi Alba, ka bërë të ditur se në mbyllje të edicionit me Inter Majemin, do të mbyllte karrierën si futbollist.

Anësori i majtë spanjoll i mbrojtjes, një më të mirët në qarkullim në dy dekadat e fundit, me një postim në rrjetet sociale bëri të ditur vendimin e tij për të mbyllur gjithçka pas një karrierë shumë të suksesshme, sidomos me fanellën e Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës.

“E marr këtë vendim me bindje të plotë dhe lumturi. Pasi ndjej se kam bërë të gjithë këtë rrugëtim me të gjithë pasionin e mundshëm dhe tanë është momenti që të hap një etapë të re dhe të mbyll atë të kaluarën me ndjesitë më të mira”, tha ndër të tjera mbrojtësi i cili ndoqi Lionel Mesin në aventurën e tij te Inter Majemi në MLS.

Zhordi Alba u bë i njohur në vitet e tij te Barcelona, të cilës iu bashkua në vitin 2012, duke qëndruar si pjesë e saj për më shumë se një dekadë. Asistet e tij për Lionel Mesin, të cilin e gjente me sy mbyllur, e bënë atë protagonist absolut të sukseseve të katalanasve, mes të cilëve 6 tituj kampion dhe 1 Ligë Kampionesh. Ndërsa me Spanjën, ai fitoi një Kampionat Europian si dhe Ligën e Kombeve.