SPORT, 6 Tetor 2025, 14:54

Menjan shpëton Milanin, Pulisiç dhe Leao shpërdorojnë

Menjan shpëton Milanin, Pulisiç dhe Leao shpërdorojnë

Në “Allianz Stadium” Juventus dhe Milan u ndanë në barazim pa gola, në një ndeshje ku spikati vetëm portieri Menjan me pritjen e tij vendimtare ndaj Gati-t. Kuqezinjtë patën rastin më të artë me Pulisiç, por amerikani dërgoi penalltinë mbi traversë, duke humbur mundësinë për t’i dhënë Milanit një fitore të madhe jashtë fushe.

Pas tij, edhe Leao shpërdoroi dy raste të pastra brenda zonës, duke konfirmuar mungesën e saktësisë para portës. Nga ana tjetër, Juventusi provoi me Dejvid dhe Illdiz, por të dy ishin të padukshëm gjatë gjithë ndeshjes.

Në mbrojtje spikatën Rugani dhe Pavloviç, ndërsa Modriç u dallua për vizionin dhe pasimin që solli penalltinë e gabuar. Për Tudor-in ky është barazimi i tretë radhazi që e mban skuadrën bardhezi tre pikë larg kreut, ndërsa për Milanin mbetet ndjenja e një mundësie të humbur.