TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi po tregon formë të jashtëzakonshme, duke arritur fitoren e pestë radhazi. Këtë herë, zikaltërit nuk patën mëshirë ndaj Cremoneses, skuadrës që ka qenë surpriza e këtij sezoni, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-1. Golat u shënuan nga Lautaro Martinez, Bonny, Dimarco dhe Barella, ndërsa loja u dominua në çdo aspekt nga djemtë e Chivus, ndërsa miqtë e gjetën rrjetën në fund me anë të Bonazzolit.
Ky rezultat i jep Interit një tjetër sinjal force dhe e rikthen në garën për titull, duke treguar se është një hap përpara rivalëve si në lojë ashtu edhe në rezultate.
Për Cremonesen, kjo humbje ishte e para këtë sezon ku kishte habitur me paraqitjet e saj. Megjithatë, kundër një Interi të tillë në super formë, shanset ishin të pakta. 12’ Lautaro Martinez, 36’ Bonny, 55’ Dimarco, 57’ Barella / 87’ Bonazzoli.