TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erling Haland ka pranuar hapur se është në formën më të mirë të karrierës së tij, pasi shënoi golin e tij të nëntë në Premier Ligë këtë sezon, duke i dhënë Mançester Sitit fitoren 1-0 ndaj Brentford.
“Citizens” kanë fituar ndeshjen e dytë radhazi në këtë kampionat anglez dhe të tretën në katër ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet. Të besuarit e Pep Guardiolas tashmë janë vetëm tri pikë larg vendit të parë dhe loja është e hapur në betejën e nxehtë për titullin në Angli. Ndërsa ka një emër, që po shoqëron fitoret e tyre në këtë periudhë. Erling Haland.
“Nuk jam ndjerë kurrë më mirë se tani. Jam në formën më të mirë të karrierës sime”, pranoi sulmuesi norvegjez, ai që në këtë moment është “tërheqësi” i kësaj skuadre përmes golave të tij javë pas jave. Konkretisht ka mbërritur te kuota e 12 golave, në 9 ndeshje të këtij sezoni deri tani. E sikur të mos mjaftonte kaq, me realizimin e së dielës në fushën e Brentfordit, Haland ka shënuar në 22 nga 23 stadiumet ku ka luajtur në elitën e futbollit anglez, përqindja më e lartë në historinë e kampionatit anglez.
VLERËSIMI I KARRAGER – Jo më kot, Xhemi Karrager e ka quajtur Erling Haland sulmuesin më të mirë të kohërave të fundit. Sulmuesi i Siti shënoi kundër Brentford, duke e zgjatur serinë e tij në nëntë ndeshje radhazi me gol. “Mendoj se po shohim golashënuesin më të madh në historinë e futbollit anglez. Sinqerisht më kujtohen Geri Lineker, Alan Shirer, Herri Kejn dhe Ian Rush nga ditët e mia në Liverpul. Sipas mendimit tim, ka një ndryshim midis një sulmuesi qendror, ose sulmuesi të shkëlqyer dhe një golashënuesi të vërtetë.
Ajo që po shohim tani është diçka që nuk është parë kurrë më parë në futboll, dhe mos harroni, ky është një klub ku golashënuesi më i mirë dikur ishte Serxhio Agero, një nga lojtarët më të mëdhenj që kemi parë ndonjëherë. Ky është një nivel krejtësisht i ndryshëm krahasuar me Agueron. Erling është më i miri”, tha ish-mbrojtësi i Liverpulit, Karragher, që gjithashtu ka kritikuar edhe Liverpulin e “tij”, duke thënë se është një skuadër që “për momentin duket sikur luan basketboll dhe jo futboll”.