SPORT, 29 Prill 2023, 22:27

Në Itali janë të bindur, Kumbulla mbyll sezonin, Shqipëria humbet “shtyllën kurrizore”

Në Itali janë të bindur, Kumbulla mbyll sezonin, Shqipëria

Dëmtimi i Marash Kumbullës në minutat e para të ndeshjes Roma-Milan shqetësuan jo pak kampin e kryeqytetasve. Mbrojtësi shqiptar ra përtokë pas një dueli me Giroud, duke bërë kështu që trajneri Mourinho ta zëvendësojë menjëherë.

Edhe pse mungon një lajm zyrtar, mediat italiane japin lajmin e keq. Sipas asaj që shkruhet, lojtari kuqezi ka mbyllur sezonin pasi  është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë. 23-vjeçari ka luajtur vetëm 6 ndeshje këtë edicion.

Nëse gjithçka është e vërtetë, ndryshojnë planet edhe për trajnerin e Shqipërisë Silvinjo, i cili e kishte në mendje Kumbullën për ta thirrur për ndeshjet e radhës të Kombëtares.