SPORT, 29 Prill 2023, 13:26

“Roma si derbi, fitojmë me çdo kusht”, Zhiru: Milani do gjithçka, nuk kemi për t’u dorëzuar

“Roma si derbi, fitojmë me çdo kusht”, Zhiru: Milani do

Dëmtimin në tendi nin e Akilit duket se e ka hedhur pas krahëve. Të paktën kjo është sa nënkuptohet nga stërvitjet e fundit lidhur me Olivie Zhirunë. Por edhe nga sa lojtari ka thënë vetë në intervistën e dhënë pasditen e së premtes për rrjetin “SKY”.

Fillimisht, cila është gjendja juaj fizike?

Kam që të mërkurën që punoj për të qenë sa më mirë. Atë ditë punova vetëm, ndërsa të enjten dhe të premten me shokët. Ndjesitë janë të mira, por do të merret një vendim përpara ndeshjes me Romën.

Ju vjen keq që dëmtimi erdhi pas rinovimit?

Jam ndierë gjithmonë pjesë e familjes kuqezi dhe për sa kohë mund të jap kontributin tim nuk do të kursehem. Luaj në një klub të nivelit të lartë dhe jam plotësisht i motivuar për të qenë konkurrues në fushë, por sidomos në stërvitje. Rinovimi më duket një proces normal dhe vijimësi e asaj që kemi bërë deri tani në raportin e ndërsjellë me Milanin.

Sfida me Romën vlen shumë edhe për ecurinë tuaj drejt Champions-it.

E dimë peshën e sfidës. Milani është një klub i madh europian dhe ndër më të titullarit në botë. Duhet me çdo kusht të luajmë çdo sezon në Ligën e Kampioneve dhe fitoret janë detyrim. Qofshin në kampionat apo në turne të tjerë.

Meqë përmendët traditën. Ju pret edhe një derbi i dyfishtë. Si e përjetoni pritjen?

Fillimisht duhet të sigurojmë një vend mes katër të parave të Serisë A. Sigurisht që duam të fitojmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, por e dimë se do të jetë e vështirë, sepse edhe rivali që do të kemi përballë është i madh.

Cilat janë ndjesitë tuaja në lidhje me euroderbin?

Të luash derbin është gjithmonë çmenduri, emocionuese. Por një derbi në gjysmëfinalen e Championsit është edhe më i veçantë. Dhe ne mezi presim të luajmë, por fillimisht duhet të mendojmë për ndeshjet e kampionatit, sepse dhe ato kanë shumë rëndësi.