SPORT, 29 Prill 2023, 14:30

Njëzet vite dhe 10 sfida, Murinjo sfidon në një duel për Champions armiqtë e betuar

Njëzet vite dhe 10 sfida, Murinjo sfidon në një duel për

Sot në 18:00. Edhe një herë Zhoze Mourinjo kundër Milanit. 20 vjet pas përballjes së parë, trajneri portugez i gjen sërish në rrugën e tij. Deri më tani, bilanci është në ekuilibër të përsosur me 4 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime. Nga Porto në Romë, duke kaluar mes polemikave, provokimeve dhe momenteve ikonike. Janë 10 “kryqëzimet” mes “specialit” dhe “djallit”.

23 GUSHT 2003: MILAN-PORTO 1-0

Ndeshja e parë mes Mout dhe Milanit ndodh në Europë. Në gusht 2003, në stadiumin “Luigji II” në Montekarlo, kuqezinjtë luajtën kundër Portos, fitues i Kupës UEFA, për Superkupën e Europës. Një goditje me kokë nga Shevçenko, me asist nga Rui Costa, u jep trofeun kampionëve të Europës. Pikërisht ekipi portugez, pak muaj më vonë, do të jetë pasardhës i “djallit” në Champions në finalen e Gelsenkirshenit, të fituar 3-0 ndaj Monakos.

28 SHTATOR 2008, MILAN-INTER 1-0

Hera e parë në Itali ka shijen e derbit: Mourinjo kthehet në Milano në shtator 2008, pas eksperiencës me Çelsin. Në javën e pestë, Interi u ndal nga goli me kokë i Ronaldinjos, i parë për brazilianin si kuqezi kundër kushërinjve.

15 SHKURT 2009, INTER-MILAN 2-1

Një ndeshje e zjarrtë, e fituar 2-1 nga Interi mes polemikave. Adriano zhbllokon sfidën e më pas dyfishon Stankoviçin. Pato shkurtoi distancën, por sfida kujtohet për golin e parë ku Adriano përdori dorën për të shënuar. Pak kohë më vonë, Mou komentoi përsëri: “Është e drejtë që Milani të flasë për gola të dyshimtë, por duhet të flasë edhe për pikët e fituara me penallti të parregullta. Dhe gjithashtu duhet të flasë për derbin e ndeshjes së parë, të fituar 1- 0 me pozicion jashtë loje”.

29 GUSHT 2009, MILAN-INTER 0-4

Sezoni i tripletës hapet për Interin me një ngjarje historike, siç ishte pokeri në derbi. Golat mbajnë firmat e Tiago Motës, Militos, Stankoviçit dhe Maikonit, por është një ndeshje që interistët e kujtojnë edhe për debutimin e Shnajderit.

Në fazën e dytë, golat nga Milito dhe Pandev i dhanë Mout një sukses emocionues. Zikaltrit luajtën dhe rezistuan për më shumë se një orë në dhjetë, pas përjashtimit të Shnajderit, madje e mbyllën duelin me nëntë lojtarë pas kartonit të kuqe të Lusios. Pak para bilbilit të përfundimit, Julio Sesar priti edhe një penallti të Ronaldinjos. Pas ndeshjes, Murinjo deklaronte: “Do të kishim fituar edhe me shtatë veta”.

19 TETOR 2010, REAL MADRID-MILAN 2-0

Në “Bernabeu”, Mou gjen sërish Milanin e Alegrit në një mbrëmje Champions-i. Madrilenët fitojnë 2-0 pa shumë probleme, falë golave të nënshkruar nga Ronaldo dhe Ozil.

3 NËNTOR 2010, MILAN-REAL MADRID 2-2

Në fillim të nëntorit, “Special One” kthen vizitën në “San Siro” dhe “përshëndetet” nga vërshëllimat e milanistëve. Pas fitores në ndeshjen e parë, ai shprehet profetik në konferencën për shtyp: “I vetmi që më tremb është Inzagi”. Superpippo konfirmohet vrastar, por Milani nuk shkon përtej barazimit (2-2). Mou përshëndet tifozët kuqezi me tre gishta që simbolizojnë tripletën dhe përgëzoi skuadrën e Allegrit për karakterin.

31 TETOR 2021, ROMË-MILAN 1-2

Mou kthehet në Itali dhe gjen kundërshtarët e shumë betejave me Koloseun në sfond. Në tetor 2021, kuqezinjtë e Piolit triumfuan 2-1 në “Olimpico” me golat e Ibrahimoviçit nga një goditje dënimi dhe Kesit me penallti.

Pas disa muajsh, Zhiru, Leao dhe Mesias likuidojnë përsëri verdhekuqtë. Por Mou ende përshëndet tifozët kuqezi: “Tri vjet më parë pronarët e Milanit më kërkuan. Mendova për tri ditë, pastaj vendosa që të refuzoj dhe jam i lumtur që mora atë vendim. Pas asaj që ndodhi sot, jam dyfish i kënaqur me atë përgjigje”. Atë ditë, trajneri u dallua me një gjest të shkëlqyer sportiv, me një kërkesë drejtuar tifozëve të Romës që të ndalonin koret raciste ndaj Ibrës.

Ndeshja e fundit kundër Romës ndryshon fatin e sezonit të Milanit. Pas golave të Kalulusë dhe Pobegës, skuadra e Mourinjos përmbysi rezultatin 2-2 falë Ibanjezit dhe Abrahamit.