SPORT, 11 Korrik 2022, 11:09

Në Itali e bëjnë të sigurt/ Rivalët e Serisë A tejkalojnë Interin në garën për Dibalën

Në Itali e bëjnë të sigurt/ Rivalët e Serisë A

E ardhmja e Paolo Dibalës vazhdon te mbetet mister, me argjentinasin që duhet ende të zgjedh klubin e tij të radhës pas largimit nga Juventusi.

Në Itali pretendentët kryesor për të marrë shërbimet e tij janë Interi dhe Roma ,e kryeqytetasit që duket se kanë fituar terren ndaj zikaltërve në orët e fundit.

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, në orët e fundit ka pasur kontakte të shtuara mes Romës dhe Agjentit të Dibalës, duke parë edhe “ngrirjen” e negociatave më Interin, ku zikaltërit janë të detyruar të shesin përpara se të përpiqen të transferojnë 28-vjeçarin.