TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një klub francez, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, ka shfaqur interes konkret për yllin shqiptar, Anis Mehmeti. Lajmi vjen në një moment kyç të sezonit, teksa e ardhmja e futbollistit mbetet e hapur.
Mehmeti po zhvillon një sezon shumë pozitiv: 8 gola dhe 6 asistime e bëjnë atë një nga lojtarët më vendimtarë të Bristol Sitit. Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të shumtë.
Në javët në vijim pritet më shumë qartësi rreth së ardhmes së Anis Mehmeti, me merkaton e dimrit që mund të sjellë zhvillime të reja për karrierën e tij.