TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli bën goditjen e parë në merkaton e janarit, pasi ka arritur akordin për transferimin në Itali të mbrojtësit të Mançester Junaitid, Aksel Tuanzebe.
Marrëveshja me “djajtë e kuq” parashikon një huazim 6-mujor për vlerën e 800 mijë eurove, teksa Napoli ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të tij për shifrën e 20 milionë eurove.
Tuanzebe luajti disa ndeshje si titullar me Ole Gunnar Solskjaer në pankinë, por tashmë ka humbur pozitat e tij me Rangnick dhe do të riniset nga Napolit, për të gjetur formën e tij më të mirë.