TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zhoze Murinjo është me të vërtetë një personazh unik, në fushën e gjelbër, por edhe jashtë saj.
Trajneri portugez i Romës, ka zgjedhur që vigjilja e tij e Vitit të RI të ishte ndryshe nga të zakonshmet.
Kështu, gjatë ditës së djeshme ai ka vizituar një nga qendrat e të pastrehëve të kryeqytetit italian.
Bashkë me pjesëtarët e stafit teknik, ai ka takuar banorët e kësaj qendre pritjeje, dhe u ka shpërndarë atyre disa dhurata për këtë fundviti, që të ndjenin pak ngrohtësi.
Më pas, portugezi iu drejtuar rrjeteve sociale për të ftuar të tjerët që të ndiqnin shembullin e tij.
“Një vit të lumtur 2022 të gjithëve. Por ju lutem, mos bëni sikur nuk dini, mos e harroni realitetin, mos i harroni!
Ata ekzistojnë, janë kudo dhe kanë nevojë për ju! Kanë nevojë për të gjithë ne! Faleminderit Caritas e Romës për punën e pabesueshme që ka bërë”, shkruante Murinjo në postimin e tij.