SPORT, 31 Dhjetor 2021, 19:14

Fitore me përmbysje në minutat e fundit, Keidi Bare e mbyll vitin me festë

Fitore me përmbysje në minutat e fundit, Keidi Bare e mbyll vitin me

Espanjol ka marrë një fitore ndaj Valencias me rezultatin 1-2. Skuadra ku aktivizohet Keidi Bare përmbysi gjithccka në minutat e fundit të sfidës.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me Valencian që kaloi në avantazh me Aldereten. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, Espanjol përmbysi gjithçka. Raul de Tomas barazoi me penallti ndërsa Puado shënoi golin e dytë. Keidi Bare luajti për 82 minuta duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Me këtë fitore Espanjoli shkon në vendin e nëntë me 26 pikë të grumbulluara.