SPORT, 1 Janar 2022, 12:56

Nga çifti Donald-Beatrix, te fejesa e futbollistit kosovar me ish-të dashurën e Taulant Xhakës/ Këto janë lidhjet më të bujshme të vitit 2021

Nga çifti Donald-Beatrix, te fejesa e futbollistit kosovar me ish-të

Lidhjet e personazheve të showbiz-it, janë temat më të përfolura nëpër portale dhe media sociale. Gjithsesi disa prej tyre bëjnë bujë më të madhe se të tjerat në rrjet për arsye nga më të ndryshmet, që mund të jenë rrethanat e pazakonta apo historitë e tyre të mëparshme.

Dyshja e nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, prej pothuajse një muaji. Lidhja e tyre konsiderohet e bujshme jo vetëm se nisi në kushte të pazakonte në një shtëpi të monitoruar nga kamerat, por edhe nga historia e famshme e aktorit me Bora Zemanin. Çifti mori vëmendje e madje edhe u kritikuan nga rrjeti për faktin se Donaldi para se të fillonte lidhjen me Beatrixën kishte zhvilluar një takim me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin, me të cilën pati edhe një puthje.

Kledi Hysa prej disa javësh po përjeton një romancë me këngëtaren, Sheila Haxhiraj. Modeli dhe këngëtarja janë parë shumë të afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin në kryeqyetet pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Ata shkaktuan zhurmë në rrjet, pasi modeli kishte një lidhje prej vitesh me të dashurën e tij gjermane dhe nga ana tjetër ai brenda shtëpisë pati shprehur pëlqim për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Gjithsesi, Kledi Hysa ka konfirmuar se aktualisht është në një lidhje dhe menjëherë është aluduar se vajza që ka në krah është pikërisht Sheila Haxhiraj.

 Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi

I pari ishte Pajtimi ose Dj Pm, ai i cili në klipin e tij  prezantues të Big Brother Vip përmendi simpatinë që ka për blogeren. Pas hezitimeve nga ana e Sarës,  ishte vetë ajo e cila natën e 22 nëntorit i dhuroi një puthje në buzë Dj-t nga Kosova, i cili mbeti i habitur nga veprimi i kësaj të fundit dhe s’dinte si të reagonte. Pas shumë keqkuptimeve, ftohje të raporteve, skenave xhelozie çifti vendosën që ta shijojnë lirshëm romancën e tyre. Dhe pse Dj Pm u eleminua, Sara gjeti një mënyrë shumë romantike për t’i treguar dashurinë duke i dërguar një letër. Ndërkohë Pm ka treguar në emisionon Fan Club se po e pret Sarën jashtë për të shikuar se si do ecë lidhja e tyre më tutje.

don xhon ariana
Modelja ruse prej kohësh ka treguar pëlqimin e saj ndaj reperit nga Drenica, Don Xhonit. Ariana i postonte këngët e reperit në profilin e saj në instagram dhe i bënte shpesh dedikime dashurie, madje jo rrallë herë edhe në gjuhën shqipe. Lidhjen mes tyre e konfirmoi vetë reperi kur udhëtoi drejt Rusisë dhe publikoi një foto krahë Arianës në instagram.

Edhe pse ishte aluduar shpesh se kishin një lidhje, asnjëri nga dy ish-konkurrentët e Për’Puthen nuk i pranuan asnjëherë. Derisa konfirmimin se janë bashkë e bëri Melisa me anë të një postimi në Instagram kur edhe kishe publikuar projektin e saj muzikor ku kishte marrë Andin në klip ku shkëmbyen puthje. Andi doli çift me Tean nga Për’Puthen , por më vonë u bë publik skandali që ata nuk ishin çift real me njëri-tjetrin.

“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tani mund t’i tregoj botës se sa shumë të dua. Oh prit mbase vetëm për këngën, ti je bota për mua”, shkroi Melisa.

RITAORATAIKA
Prestigjozja “Daily Mail” ishte ajo që njoftoi fansat për lidhjen e këngëtares Rita Ora me regjisorin 43 vjeçar Taika Waititin. Ndërkohë që as postimet e këngëtares nuk munguan në rrjetet sociale nën shoqërinë e partnerit të saj. Ndërsa para pak ditësh revista “The Sun” ka raportuar se Rita Ora dhe Taika janë drejt fejesës, dyshja i kanë festuar Krishtilindjet së bashku në Australi dhe raportohet se regjisori ka marrë edhe konfirmimin e prindërve të këngëtares.

greta koci (5)
Ishte vetë këngëtarja e cila gjatë këtij muajit në një intervistë e ka pranuar se është martuar dhe po bën jetë të lumtur në Vjenë. Dhe pse emrin e bashkëshortit të saj nuk e ka bërë të ditur ajo ka treguar se është me origjinë shqiptare.

Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja

Së fundmi showbizit i është shtuar edhe një çift i ri. Flasim për futbollistin Florent Hadërgjonaj i cilu u fejua me ish-konkurrenten e Miss Zvicrës, Dorina Podrimja. Ishte vetë futbollisti ai që e ndau në rrjetet sociale këtë moment të jetës së tij. Ndërkohë modelja para shumë vitesh ka qenë në një lidhje edhe me ish-futbollistin e kombëtares, Taulant Xhaka.