TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia do të luajë të premten ndaj Zvicrës, një ndeshje që do të vendosë fatin e të kualifikuarës për në Botërorin e Katarit, por problemet e orëve të fundit na bëjnë të kuptojmë se do të ketë ndryshime.
Lista e të grumbulluarve të Roberto Mançinit u publikua një ditë më parë, por me sa duket nuk do të respektohet nga të gjithë. Xhorxho Kielini dhe Leaonardo Bonuçi pas ndeshjes me Fiorentinën kanë shfaqur probleme fizike.
I pari ka një shqetësim në muskujt e brendshëm të kofshëve, ndërsa tjetri një mbilodhje muskulore, çka bën që ta shohin ndeshjen e kombëtares nga televizori. Asnjëri nga “muri” juventin nuk do të kontribuojë dot për Italinë dhe Mançini po kërkon zëvendësuesit, pasi në ekip janë Açerbi dhe Mançini.
Romanjoli që mund të ishte një alternativë, gjithashtu ka ngritur flamurin e bardhë dje. Mbrojtësi ankoi një problem përpara ndeshjes së Milanit me Interin, çka bëri që trajneri Pioli të mos e grumbullonte dot.
Në këto kushte, ndaj Zvicrës dyshja titullare do të jetë e formuar nga Açerbi me Bastonin, ndërkohë që për të përballuar emergjencën do të grumbullohet Toloi i Atalantës.