SPORT, 8 Nëntor 2021, 09:36

Shënoi ndaj ish-skuadrës, Çalhanoglu arrin statistikën e veçantë në derbi me Interin

Shënoi ndaj ish-skuadrës, Çalhanoglu arrin statistikën e

Derbi Inter-Milan, e cila përfundoi në barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Giuseppe Meazza” ishte shumë i veçantë për mesfushorin zikaltër, Hakan Çalhanoglu i cili luante derbin e tij të parë ndaj kuqezinjve si ish.

Turku dje arriti të shënojë në filimin e ndeshjes një gol me penallti ku ka arritur dhe një statistikë të veçantë.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, në epokën e tre pikëve për fitore nga sezoni 1994/1995, Hakan Çalhanoglu bëhet lojtari i katërt që ka realizuar në derbin e tij të parë të Milanos si një ish, pasi ka marrë pjesë më parë si kundërshtar.

Përpara tij janë: Hernan Krespo (2006), “Fenomeni” Ronaldo (2007), Zlatan Ibrahimoviç (2010).

Për 27-vjeçarin ky ishte goli i tij i dytë me Interin në Seria A në 10 ndeshje pas atij realizimi në javën e parë të kampionatit ndaj Xhenoas.