SPORT, 22 Maj 2022, 20:06

Milani zbret Interin nga froni, kuqezinjtë kampionë të Italisë pas 11 vitesh

Milani zbret Interin nga froni, kuqezinjtë kampionë të

Milani nuk zhgënjen në ndeshjen e fundit të kampionat dhe mbyll në mënyrën më të mirë sezonin, duke u shpallur kampion i Italisë për sezonin 2021-2022, një sukses që mungonte prej 11 vitesh.

Kuqezinjtë e Piolit dominojnë sfidën kundër Sasuolos dhe fitojnë 3-0 në “Mapei Stadium”, në një ndeshje ku mbrojtja e Sasuolos thuasje i dhuroi golat. Milani fiton titullin e 19-të në histori dhe ngre trofeun që mungonte që nga sezoni 2010–2011.

Edhe Interi fiton 3-0 ndeshjen kundër Sampdorias, por zikaltërit e mbyllin kampionatin në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Milani.

“Djalli” nuk gabon në aktin e fundit të Serie A dhe nis vrullshëm sfidën kundër Sassuolos, duke krijuar shumë raste shënimi në 15 minutat e para. Më pas sfida zhbllokohet nga Zhiru dhe tifozët kuqezi nisin festën. Francezi shënon edhe golin e dytë personal pak minuta më vonë, ndërsa Kessie vulos avantazhin e trefishtë pa përfunduar akoma pjesa e parë.

Protagonist ka qenë edhe Leao, që ndonëse nuk ka shënuar ka dhënë 3 asiste për shokët e skuadrës. Nuk ka më histori kjo sfidë dhe Milani bashkë me të gjithë tifozët kuqezi pret vetëm që të mbarojë pjesa e dytë e lojës, që të fillojë festa e titullit. Shënon edhe Ibrahimovic në pjesën e dytë, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje.

Interi nis vrullshëm ndeshjen dhe krijon disa raste shënimi, por lajmet që vijnë nga“Mapei Stadium” për 3 golat e Milanit shuajnë ëndrrën titull. Në pjesën e dytë Perisic zhbllokon sfidën, ndërsa Korrea shënon një dygolësh dhe vulos këtë fitore të Interit.

Itali-Serie A / Java e 38-të

Sasuolo-Milan 0-3

Zhiru 17’, 32’, Kesi 36

Inter- Sampdoria 3-0

Perisic 49’, Korea 55’, 57’

Milani zbret Interin nga froni, kuqezinjtë kampionë të