TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, Tirana fitoi pastër ndaj Partizanit, duke treguar dominim të qartë në fushë.
Në fillim, ishin të kuqtë që kërkuan të imponoheshin, por nuk arritën të krijonin rrezik konkret për portën bardheblu. Goli i parë erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e Partizanit, ku Falaje nuk fal dhe ndëshkon kundërshtarin.






Pak më vonë, Pacacia fitoi një penallti dhe vetë e shndërroi në gol, duke çuar rezultatin në 2-0 për Tiranën. Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm, por Tirana tregoi qetësi dhe siguri, duke vulosur rezultatin me golin e Tabeku.
Ky triumf ringjall ekipin bardheblu, që ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 4. Tirana tregon se është një forcë serioze në këtë fillim sezoni.







