TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tekniku i Tiranës, Roberto Bordin, nuk e fshehu kënaqësinë pas fitores së thellë 0-3 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit. Ai theksoi se kjo ishte një fitore e ndërtuar me punë, përqendrim dhe shpirt gare.
“Çunat e nisën që nga pjesa e dytë kundër Dinamos, aty ndryshoi gjithçka. Sot e merituan plotësisht këtë fitore. Ia dedikoj lojtarëve, presidentit dhe tifozëve që na kanë mbështetur edhe në momentet e vështira,” u shpreh trajneri.
Bordin vlerësoi mbrojtjen si një nga çelësat e suksesit:
“Jam shumë i lumtur për mënyrën si u mbrojtëm, thuajse perfekt. Nuk lejuam asnjë rrezik serioz në portë dhe gjithë skuadra dha shpirt në fushë. Kundërshtari mori rreziqe në 2-0, ne u përshtatëm mirë me sistemin 5-4-1 dhe patëm raste për të shënuar edhe më shumë.”
Trajneri ndau edhe një koment special për lojtarin Vogli:
“Jam i lumtur për të sepse është sjellë si burrë. Ka një të ardhme të ndritur nëse vazhdon kështu.”
Në fund, Bordin nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë:
“Kjo fitore është e rëndësishme për moralin, por nuk duhet të ndalemi këtu. Kemi pushim disa ditë, pastaj rikthehemi edhe më të fortë. Ekipi ka ndryshuar mentalitet dhe ka punuar shumë për ta fituar këtë derbi.”