SPORT, 4 Tetor 2025, 19:17

Ardjan Ismajli mungon ndaj Serbisë, rezonanca konfirmon dëmtimin, kuqezinjtë humbasin një titullar të rëndësishëm

Ardjan Ismajli mungon ndaj Serbisë, rezonanca konfirmon dëmtimin,

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardjan Ismajli, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc. Rezultatet e rezonancës magnetike të kryera sot kanë konfirmuar se lojtari nuk është në gjendje optimale për t’u bashkuar me skuadrën në grumbullim.

Mungesa e Ismajlit është një goditje e rëndësishme për Sylvinhon, i cili tashmë duhet të mbështetet tek Enea Mihaj dhe debutuesi Klisman Caka si alternativa për qendrën e mbrojtjes, përkrah Gjimshitit dhe Ajetit.

Kjo është një mungesë me peshë për kuqezinjtë në prag të një sfide delikate dhe historikisht të ndjeshme si ajo kundër Serbisë.