TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junaitid e ka nisur si mos më keq sezonin e Premier Ligë, me skuadrën e Ruben Amorim në vendin e katërmbëdhjetë dhe me një seri humbjesh prej tre ndeshjesh. Mirëpo përkundër gjithçkaje, Ruben Amorim nuk duket i shqetësuar për drejtuesit e klubit, të cilët e ruajnë besimin tek ai.
Ndonëse, sipas disa analistëve, e gjitha kjo është një strategji nga ana e drejtuesve të Junajtid. “Djajtë e Kuq” tashmë po përgatisin një plan për të zëvendësuar Amorimin dhe ai është i lidhur me ish-trajnerin e Kombëtares së Anglisë, Garet Sauthgejt.
Disa raportime sugjerojnë se drejtuesit e klubit po lejojnë qëllimisht që situata të përkeqësohet, deri në atë pikë sa ata që dikur dyshonin në cilësitë e Sauthgejt, tani do të ishin të lumtur ta shihnin atë të emëruar në ‘Old Trafford’.