TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skuadra e Interit ka festuar sot para tifozëve të vet në “San Siro” titullin e 21-të kampion në Serinë A. Por festa nuk ka qenë e plotë, pasi para udhëtimit në rrugët e Milanos me trofeun, zikaltrit kanë mbyllur vetëm në barazim sfidën përballë Veronës të rënë nga kategoria.
Ata dominuan takimin dhe gjetën rrugën e rrjetës me anë të gjuajtjes së Boni që u devijua në rrjetë nga ana e Edmundson i cili realizoi autogol. Por në fund, kur gjithçka po shkonte drejt suksesit zikaltër, Boui me një kundërsulm të shpejtë vulosi barazimin 1-1.
Megjithatë, kjo nuk prishi atmosferën e festës zikaltër, me lojtarët të cilët morën medaljet dhe ngritën lart trofeun e 21-të në historinë e klubit.