TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Humbja ndaj Fiorentinës i ka dhënë një goditje shumë të rëndë Juventusit jo vetëm sa i përket aspektit sportiv duke e bërë praktikisht fakt të kryer mungesën në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, por edhe në aspektin e përbërjes të ekipit në lojtarë dhe në anën administrative.
Trajneri Luçiano Spaleti, i cili pak kohë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2028, në mënyrë të papritur vendosi në diskutim qëndrimin e tij të mëtejshëm. “Duhet të bëj një analizë mbi vetveten, pasi duhet të sjell gjëra të ndryshme nga këto këtu. Do të flas me Xhon Elkan gjatë kësaj jave”, tha ai para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se pa një mbështetje pa kushte të numrit 1 të klubit, vazhdimësia e tij mund të ishte në diskutim.
Por sipas mediave italiane, në diskutim tashmë është edhe Damien Komoli, drejtuesi i afruar gjatë verës i cili ka gabuar në përzgjedhjet e lojtarëve të cilët zhgënjyen, pasi asnjë prej emrave që solli në klub nuk u kthye në një element që të bënte diferencën edhe psë u paguan me shifra të majme.