SPORT, 24 Korrik 2025, 19:57

Kampionët e Anglisë, Liverpul ka edhe një objektiv për mbrojtjen

Kampionët e Anglisë, Liverpul ka edhe një objektiv për

Liverpul nuk ka të ‘ngopur’ në këtë merkato dhe tashmë është duke punuar për të mbyllur transferimin e mbrojtësit qendror të K. Palas, Mark Guehi. Ai vlerësohet rreth 58 milionë euro, teksa klubi nga ‘Anfield’ ka intensifikuar lëvizjet përforcuese me qëllim ruajtjen e dominimit në Angli dhe me mision suksesin në arenën evropiane.

Pas Florian Virtz, Milos Kerkez, Giorgi Mamardashvili dhe Zheremi Frimpong – me një total investimi prej 230 milionë euro – “Reds”-at janë gati të finalizojnë edhe transferimin e Hugo Ekitike për 95 milionë euro nga Eintraht Frankfurt.

Mirëpo, me largimin e Kuansah drejt Bajer Leverkusen dhe të ardhmen e paqartë të Ibrahima Konaté, ende nuk ka rinovuar dhe është në radarët e Realit, Liverpul dëshiron ta forcojë mbrojtjen me një qendërmbrojtës të besueshëm. Mark Guehi përkon me profilin e kërkuar: anglez, i sigurt në zotërimin e topit si dhe paraqitje të mira në Euro 2024 me Anglinë.

Kristal Palas, e vetëdijshme se Guehi ka vetëm edhe një vit kontratë, është e gatshme për bisedime, por kërkon një ofertë të denjë për lojtarin. Përveç Liverpul, interes për mbrojtësin ka nga Tottenham, që i ofron mundësinë për të luajtur në Champions. Preferenca e lojtarit për t’u bashkuar me Liverpoolin mund të jetë vendimtare.