SPORT, 20 Korrik 2025, 12:22

Dueli spektakolar në boks Usyk-Dubois arkëton qindra milionë euro, ja sa morën fituesi dhe humbësi (VIDEO)

Dueli spektakolar në boks Usyk-Dubois arkëton qindra milionë

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois zhvilluan mbrëmë një duel spektakolar boksi në stadiumin legjendar Wembley të Londrës, ku boksieri ukrainas doli fitues.

Usyk mposhti Dubois me nokaut në raundin e pestë, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Me këtë triumf, ai mbrojti titujt e peshave të rënda dhe forcoi statusin e tij si kampion absolut.

Përveç suksesit sportiv, të dy boksierët përfituan edhe financiarisht nga kjo përballje. Usyk fitoi plot 114 milionë euro, ndërsa Dubois arkëtoi 61 milionë euro, pavarësisht humbjes.

Këto shifra janë shumë më të larta krahasuar me përballjen e tyre të parë më 2013, kur Usyk fitoi pesë milionë dhe Dubois vetëm 1.7 milion euro.

Kjo ishte fitorja e 24-të radhazi në karrierën profesionale për Usyk, që vazhdon të mbetet i pamposhtur. Ndërkohë, për Dubois ishte humbja e tretë në 25 duele, me 22 fitore në total.

Ukrainasi tani është në një formë të jashtëzakonshme, pasi ka fituar nga dy herë ndaj emrave më të mëdhenj të peshave të rënda si Tyson Fury, Anthony Joshua dhe Daniel Dubois.

Në këtë pikë të karrierës së tij, Usyk duket se po e dominon tërësisht divizionin, dhe mbetet për t’u parë nëse do të shfaqet ndonjë rival i denjë për ta sfiduar në të ardhmen. 

Usyk arriti fitoren me nokaut teknik në raundin e pestë, duke kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Me këtë triumf, ai regjistroi fitoren e tij të 24-të në karrierë, duke mbetur i pamposhtur.

Në raundin e pestë, Usyk e rrëzoi për herë të parë Duboisin me një kombinim goditjesh të sakta. Pas ngritjes së britanikut, Usyk reagoi menjëherë me një tjetër seri goditjesh, duke e përmbyllur me një goditje të fuqishme në mjekër, që e detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen.

Fitorja ndaj Dubois vjen pas sukseseve ndaj Tyson Fury dhe Anthony Joshua, duke përforcuar statusin e Usykut si kampioni i padiskutueshëm në këtë kategori. Ai tashmë është njeriu që ka mposhtur tre nga emrat më të mëdhenj të peshave të rënda në dekadën e fundit.

Edhe pse 38 vjeç, Usyk ka dëshmuar se mosha për të është vetëm një numër. Pas ndeshjes, ai deklaroi me humor: “Jam ende një djalë i ri. Kjo është vetëm fillimi për mua.”

Me të gjitha rripat në pronësi dhe pa humbje në rekord, sfida e radhës për Usyk do të jetë gjetja e një rivali të denjë, një detyrë që duket gjithnjë e më e vështirë për boksierët aktualë të kategorisë.