TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani është padyshim një nga emrat më të larkuar së fundmi për sa i përket merkatos. Mediat italiane raportojnë së fundmi, se një derbi i zjarrtë mes Interit dhe Milanit, ka nisur, për sa i përket shërbimeve të shqiptarit. Të dyja klubet janë duke i përdorur të gjitha kartat për të joshur talentin 20-vjeçar nga Elbasani që është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Empolit.
Të dy klubet nga Milano po mendojnë për formulën e transferimit dhe përfshirja e ndonjë lojtari për të ulur çmimin e kartonit është një prej tyre.
Asllani mësohet se është në listën e Maldinit, i cili po bën çmos për ta pasur 20-vjeçarin në skuadër. Për sa i përket Kolombos, ai mund të zëvendësojë Andrea Pinamontin, autor të 13 golave në Serie A këtë sezon me Empolin.
Interi pritet ta rikthejë në ekip me shumë mundësi, ndaj sulmuesi duhet zëvendësuar me një tjetër. Milani është gati të shfrytëzojë momentin për të arritur pikërisht te Asllani. Në ditët në vijim pritet të mësohet me kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e talentit të Kombëtares shqiptare.