TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Denzel Dumfris pritet të mbetet pjesë e Interit. Dje, të enjten më 31 korrik, skadoi klauzola prej 25 milionë eurosh në kontratën e mbrojtësit holandez me Interin, ndërsa duket e pamundur që Barcelona të ndërmarrë ndonjë hap për transferimin e tij në vazhdim.
Klubi katalanas, i cili ka punuar gjatë muajve të fundit me mbështetjen e agjentit të njohur Horge Mendez, nuk do të finalizojë transferimin. Arsyeja kryesore lidhet me situatën financiare të vështirë të Barcelonës, e cila nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj pa larguar më parë disa nga elementët aktualë të skuadrës, një problem klasik në këto sezone merkatoje për klubin spanjoll. Sipas “Sport”, Mendez kishte nisur negociatat që në maj, menjëherë pas dy ndeshjeve gjysmëfinale të Champions-it mes Interit dhe Barcelonës, ku Dumfris spikati me paraqitjet e tij.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, ishte i gatshëm të mbyllte marrëveshjen duke marrë parasysh pagën relativisht të ulët të lojtarit dhe çmimin prej 25 milionë eurosh, por më vonë u vërtetua se llogaritë nuk dilnin. Situata financiare e klubit spanjoll dhe ndryshimet në strategjinë e merkatos në javët e fundit bënë që Barcelona të mos mundë të përmbushte këtë blerje, duke lënë kështu Dumfrisin në Milano, ku do të vazhdojë të luajë për Interin.