TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eleonora Boi , gruaja e basketbollistit italian Danilo Gallinari, i cili aktualisht luan për Vaqueros de Bayamón, u kafshua nga një peshkaqen në Porto Riko.
Gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime në kofshë teksa u kafshua nga peshkaqeni në plazhin e Isla Verde.
Boi, e cila është në gjendje të qëndrueshme, u dërgua në spitalin Universitar të Porto Rikos në Karolina.
Gruaja e ish-yllit të NBA-a po notonte në Resortin e famshëm Carolina kur ndodhi incidenti.
Lëndimi nuk konsiderohet serioz, ndërsa nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për notarët në zonë.