SPORT, 19 Dhjetor 2021, 15:58

Laçi nuk ndalet as nga Egnatia, fitorja e katërt radhazi

Laçi nuk ndalet as nga Egnatia, fitorja e katërt radhazi

Laçi konfirmon momentin e mirë që po kalon dhe merr suksesin e katërt radhazi në kampionat, pasi ka mposhtur 2-0 Egnatian në transfertë.

Zarubica zhbllokon sfidën në pjesën e dytë në minutën e 75-të, ndërsa goli i Saliou Guindo dy minuta para fundit të takimit ka vendosur fatin e kësaj sfide.

Skuadra e Josës i bashkohet Vllaznisë në vendin e tretë në renditje në kuotën e 24 pikëve, ndërsa për Egnatian vjen humbja e pestë radhazi në kampionat, e treta nën drejtimin e teknikut Zekerija Ramadani.