SPORT, 19 Dhjetor 2021, 13:33

Luis Suarez tërbohet pas zëvendësimit: Copë m**i, gjithmonë e njëjta gjë

Luis Suarez tërbohet pas zëvendësimit: Copë m**i,

Luis Suarez nuk po kalon një moment të mirë tek Atletico Madrid. Në 10 ndeshjet e fundit ai ka shënuar vetëm një gol.

Kjo ka bërë që edhe shpesh të zëvendësohet, sikurse ndodhi në ndeshjen e djeshme kundër Sevilla që e humbën me rezultatin 2-1 në fund.

Suarez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi teksa shkonte drejt stoli u dëgjua të thoshte: “Copë m**i, përherë e njëjta gjë”.

Nuk dihet nëse e kishte me trajnerin Simeone, apo me veten.

Gjithsesi fjalët e tij kanë bërë xhiron në të gjitha mediat spanjolle e anembanë botës.