TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më shumë se sa eliminimi i Tiranës, kjo ishte e pritshme, ajo që la një shije jo të mirë ishte kaosi dhe dhuna që shoqëroi këtë sfidë, para dhe pas përfundimit.
Në “Air Albania”, Tirana-Beshiktash nisi me 15 minuta vonesë, madje rrezikoi të mos luhej pasi tifozët e dy ekipeve prodhuan kaos.
Flakadanë dhe mjete piroteknike u hodhën në fushë ndërsa nuk mungoi as përplasja ndërmjet tyre ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.
Akoma më shqetësues është bilanci pas përfundimit të këtij takimit, ku tifozët ultras të dy ekipeve u përplasën nga ndërmjet tyre në rrugët e kryeqytetit.
Ultrasit bardheblu nuk e kanë pritur mirë përfundimin e sfidës, aq më shumë sjellën e tifozët të Beshiktash të cilët gjatë gjithë ndeshjes provokuan.
Balkan Web ka publikuar pamje që tregojnë qartë dhunën e ushtruar në disa nga rrugët e kryeqytetit, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, te Pedonalia etj. Tifozët nuk kanë kursyer as sendet e forta, shkopinj etj, ku pamjet tregojnë qartë që disa tifozë turq përfunduan në gjendje të rëndë.
Tirana tani rrezikon një gjobë të majme nga UEFA pasi ishin ata organizatorët e këtij takimi.