SPORT, 4 Janar 2023, 21:14

“Nëse Arsenal vijon kështu mund të arrijë 100 pikë”, Guardiola: Duhet të jemi perfekt nëse duam titullin, kundër Çelsit është…

“Nëse Arsenal vijon kështu mund të arrijë 100

Mançester Siti do të udhëtojë drejt Londrës ku do të përballet me Çelsin në “Stamford Bridge”.

Në prag të sfidës, trajneri Pep Guardiola thotë se skuadra e tij do të duhet të jetë “pothuajse e përsosur” për të kapur liderin e Premier Ligës, Arsenalin në garën për titull.

“Mënyra për të zvogëluar diferencën është të luash lojëra të mira dhe të fitosh. Ata (Arsenali) do të bëjnë 100, ose më shumë pikë, siç kanë shkuar deri më tani. Nëse ata vazhdojnë në këtë mënyrë, ne nuk do t’i kapim ata.

Ne duhet të jemi pothuajse perfekt, do të thoja, nga këtu deri në fund të sezonit dhe shpresoj që ata të bien pak në performancën e tyre, sepse dje (kundër Njukastëll) ata ishin të shkëlqyer.

Kundër Çelsit është një ndeshje e vështirë. ‘Stamford Bridge’, çfarë mund të them? Nuk ka rëndësi se çfarë pozicioni jeni kur luani atje, është gjithmonë e vështirë. Por, në të njëjtën kohë, ne mezi presim këtë javë, dhe këto dy javët e ardhshme, për kompeticionet e ndryshme dhe veçanërisht Premier Ligë”, përfundoi Guardiola.