TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk do të jetë as Atletiko e Madridit dhe as Spanja e ardhmja e Kristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez, i cili aktualisht është pjesë e Mançester Junajtidit, mund të përfundojë në Gjermani te Borusia e Dortmundit. Lajmi është bërë me dije nga mediat britanike, që nënvizojnë se agjenti i lojtarit, Zhorge Mendesh, ua ka ofruar sulmuesin 37-vjeçar verdhezinjve.
Lajmi për transferimin e mundshëm të Ronaldos te Dortmundi ka bërë xhiron e botës dhe ka sjellë reagime të shumta. Sipas raportimeve të mediave britanike, sulmuesi portugez do të zëvendësojë Sebastian Hallerin, i cili do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri në fillimin e vitit të ardhshëm si pasojë e tumorit në testikuj.
Gjermanët e kanë afruar në skuadër një tjetër veteran, 35-vjeçarin e Këlnit, Antoni Modeste. Por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe Kristiano Ronaldo.
Ylli i Mançester Junajtidit po kërkon me ngulm largimin nga “Djajtë e Kuq”. Teksa tashmë po ashtu në “Old Trafford” janë bindur se edhe për ta do të ishte më e mira e udhës t’i hapnin rrugë portugezit.