SPORT, 19 Gusht 2022, 14:30

Junajtid nuk ndalet me Kasemiron, “Djajtë” kërkojnë një tjetër titullar në Madrid

Junajtid nuk ndalet me Kasemiron, “Djajtë” kërkojnë

Mançester Junajtid duket se e ka kthyer qytetin e Madridit në epiqendrën e merkatos së tyre ku pas arritjes së akordit për transferimin e Kasemiros nga Reali, “Djajtë” duket se e kanë kthyer vëmendjen te skuadra tjetër e qytetit Atletiko dhe sulmuesi i tyre, Janik Karrasko.

Sipas raportimeve nga “The Telegraph” në ditën e djeshme ka pasur kontakte mes dy klubeve për të biseduar lidhur me mundësinë e transferimit të belgut në Angli, për të plotësuar sulmin.

Junajtid ka gati një ofertë rreth 30 milionë euro, me spanjollët që e vlerësojnë kartonin e Karraskos rreth 50 milionë euro, por do të jetë dëshira e lojtarit ajo që do të thotë fjalën e fundit në këtë tratativë.