TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ballkani hedh një hap të rëndësishëm drejt historisë, pasi skuadra kosovare doli të triumfojë me rezultatin 1-2 me përmbysje ndaj Shkupit në “Tose Proeski” dhe tani e sheh veten më pranë kalimit në grupet e Conference League, verdikt që do të jepet vetëm të enjten e ardhshme në Prishtinë.
Nën një atmosferë mjaft miqësore mes dy skuadrave shqiptare, ishin vendasit e Shkupit ata që e nisën vrullshëm dhe krijuan disa mundësi, teksa pas kaur goditjesh nga këndi në harkun e pak minutave, zhbllokuan sfidën me anë të Adetunjit në minutën e 17’.
Megjithatë mbrojtja nuk është një nga pikat më të forta të skuadrës nga Çairi dhe kjo u konfirmua edhe mbrëmjen e sotme, kur pas një kundërsulmi, Rrahmani u la i lirë në shtyllën e parë dhe ia doli të rikthejë baraspeshën.
Shkupi kërkoi golin e avantazhit, por hasi disa herë në formën e mrekullueshme të portierit Ljuljanovic, ndërsa nga ana tjetër Ballkani i Ilir Dajës ishte vendosur mirë dhe kujdesej të mos pësojë e të kapë kundërshtarin në kundërsulm.
Pikërisht në një zbritje tjetër në të 67-ën, Meriton Korenica lëshoi një goditje fantastike nga distanca dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin Ballkanit dhe ndezur festën mes “xhebrailëve” të pranishëm në stadium.
Reaguan edhe njëherë vendasit, që goditën traversën me Da Sivlën, ndërsa më pas shënuan me Adetunjin, i cili ishte pak centimetra më i avancuar dhe goli u anulua. Në shtesë ishte sulmuesi Cephas që pati një rast të artë shënimi, por shpërdoroi, duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin 1-2.
Ballkani e sheh tashmë veten më pranë kalimit në fazën e grupeve, pasi do t’i duhet të menaxhojë në Prishtinë një avantazh minimal, që gjithsesi i jep shpresë Shkupit të provojë përmbysjen e madhe.
Kualifikueset Europa Conference League
Rakow Czestochowa 2-1 Slavia Prague
Maccabi Tel Aviv 1-0 Nice
Molde 0-1 Wolfsberger AC
PFC CSKA-Sofia 1-0 Basel
RFS 2-2 Linfield
Slovacko 3-0 AIK
Young Boys 0-1 Anderlecht
CS Universitatea Craiova 1-1 Hapoel Beer Sheva
Istanbul Basaksehir 1-1 Royal Antwerp
FC Vaduz 1-1 Rapid Wien
Zrinjski Mostar 1-0 Slovan Bratislava
Maribor 0-0 CFR Cluj
FC Cologne 1-2 Fehervar FC
FC FCSB 1-2 Viking
Lech Poznan 2-0 F91 Dudelange
Villarreal 4-2 Hajduk Split
West Ham United 3-1 Viborg
AZ Alkmaar 4-0 Gil Vicente
Fiorentina 2-1 FC Twente
Partizan Beograd 4-1 Hamrun Spartans
Shkupi 1-2 Ballkani