SPORT, 18 Gusht 2022, 21:53

E ka fajin Klara, Pike bën sherr edhe me prindërit e tij për divorcin me Shakirën

E ka fajin Klara, Pike bën sherr edhe me prindërit e tij për

Gjërat nuk kanë si shkojnë më keq për Zherard Pike. Mbrojtësi i Barcelonës po përjeton një moment aspak pozitiv në fushën e lojës ku nuk është më protagonist, por edhe jashtë saj ku divorci me Shakirën po i krijon probleme të vazhdueshme.

Ndërsa “beteja” me Shakirën sa i përket vendimit se ku do të jetojnë djemtë Milan dhe Sasha vazhdon, tashmë për të ka lindur një tjetër probleme, pasi ka bërë sherr edhe me prindërit e tij. Arsyeja, sipas mediave spanjolle është se ata nuk janë të lumtur me rrjedhën që ka marrë jeta e tij dhe për më tepër, lidhjen me Klara Kia Marti.

Kjo e fundit, arsyeja e vërtetë e divorcit me Shakirën, raportohet se është takuar me prindërit e Pike, por gjërat nuk kanë shkuar siç mendonte çifti i sapokrijuar. Mamaja e Pike ka qenë shumë e lidhur me Shakirën me të cilën ka jetuar në 10 vitet e fundit dhe kjo ka bërë që të mos pëlqejë shumë partneren e re të të birit. Ndaj prindërit e Pike jo vetëm nuk kanë dhënë pëlqimin për Klarën, por edhe e kanë këshilluar që të mos shoqërohet me femra të tjera në këtë periudhë.