SPORT, 26 Gusht 2023, 22:06

Vllaznia e nis me këmbën e mbarë, mposht Kukësin në shtëpi

Vllaznia e nis me këmbën e mbarë, mposht Kukësin në

Vllaznia e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin, teksa mposhti me rezultatin 3-1 Kukësin.

45 minutat e para, shkodranët i mbyllën në avantazh 2-1. Stojanovic i dha avantazhin kuqebluve në minutën e 17-të, ndërsa verilindorët barazuan me La Torre 7 minuta më vonë.

Gjithsesi barazimi zgjati pak, pasi Balaj i dha sërish avantazhin Vllaznisë në minutën e 29-të, duke shënuar nga penalltia.

Për të vulosur shifrat në 3-1, mendoi Boshnjaku, i cili shënoi një supergol, nga jashtë zone.