SPORT, 21 Gusht 2024, 19:39

“Faleminderit Gjermani”, Neuer i jep lamtumirën kombëtares gjermane

“Faleminderit Gjermani”, Neuer i jep lamtumirën kombëtares

Manuel Neuer i jep lamtumirën Kombëtares gjermane. Pas Ilkay Gundogan, është radha e “gardianit” të “Panzerave” që të deklarojë fundin e rrugëtimit të tij me kombëtaren.

“Faleminderit Gjermani. Ishte shumë bukur të vishja fanellën e kombëtares”, deklaroi i emocionuar portieri i Bayern Munchen.

Me kombëtaren Neuer është aktivizuar që prej vitit 2009 duke koleksionuar gjithsej 84 ndeshje. Tashme ai do të fokusohet vetëm tek klubi i tij Bayern Munchen.